Irlandezi 40-vjeçar i plagosur është në gjendje kritike në spital!
Një hetim mbi motivet e sulmit është duke u zhvilluar.
Një mashkull rreth të 30-ave, një alien, i cili sipas autoriteteve besohet të jetë sudanez, është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje pas një sulmi të dhunshëm me thikë në Belfast.
Incidenti ndodhi në veri të Belfastit rreth orës 22:30, dirën e djeshme sipas kohës lokale, mbrëmjen e së hënës, 9 qershor, duke shkaktuar alarm tek autoritetet policore.
I dyshuari mbetet në paraburgim, ndërsa Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) ka nisur një hetim të gjerë për rastin.
Videot që kanë qarkulluar në internet tregojnë qytetarët duke mbërthyer autorin e dyshuar derisa të mbërrinte policia.
Viktima në gjendje kritike
Një burrë rreth të 40-ave u plagos rëndë në sulm dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Një zëdhënës i policisë tha se kishte pasur informacione të pasakta që qarkullonin në internet në lidhje me gjendjen e tij, por u konfirmua se ai mbetet i plagosur rëndë.
Lëndimet e tij ishin në fytyrë, qafë dhe shpinë, gjë që tregon ashpërsinë e sulmit.
Incident kritik për policinë
PSNI e përshkroi incidentin si një “incident kritik”, ndërsa Ndihmës Shefi i Policisë Ryan Henderson tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar motivin e sulmit.
Incidenti shkaktoi gjithashtu reagime politike, me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer që e quajti atë “të neveritshëm”, duke theksuar se nuk kishte tolerancë për akte të tilla dhune në rrugë, ndërkohë që aktin nuk e cilësoi si terrorizëm, ndërkohë që ishte i tillë.
🇬🇧 Belfast. W poniedziałek 8 czerwca wieczorem doszło do brutalnego ataku nożem. Na nagraniu widać, jak niezidentyfikowany mężczyzna leży na ziemi, a napastnik wielokrotnie go dźga, próbując ją odciąć mu głowę. Mieszkańcy interweniowali i odciągnęli agresora. Ofiara trafiła do… pic.twitter.com/Pk3C1ccSYa
— Adam Gwiazda (@delestoile) June 9, 2026
Source: The Telegraph


