Goditje e Re në Krime: Operacioni Ukrainas Shkatërron Një Tjetër Urë Hekurudhore

Operacioni u krye nga Forcat e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me rrjetin e “rezistencës”, thotë Kievi.

Në një veprim me rëndësi të lartë strategjike, ushtria ukrainase njoftoi sot shkatërrimin e një ure hekurudhore që përshkon Kanalin e Krimesë Veriore.

Infrastruktura, e cila ishte një pikë kyçe për furnizimin rus dhe lëvizjen e pajisjeve ushtarake, u vu jashtë funksionit pas një sulmi të koordinuar.

Sipas deklaratës zyrtare të Forcave të Operacioneve Speciale (SOF) të Ukrainës nëpërmjet Telegramit, operacioni përfshinte dy sulme të njëpasnjëshme pranë fshatit Rozdolne.

Kievi pretendon se suksesi i operacionit u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të forcave ukrainase me një rrjet “rezistence” që vepronte fshehurazi brenda Krimesë.

Kievi e shoqëroi njoftimin e tij me materiale vizuale nga vendi i shpërthimit, duke konfirmuar gjurmët e shkatërrimit dhe duke nënvizuar goditjen në zinxhirin e furnizimit të forcave ruse në rajon.

Strategjia e “bllokadës”: Pse ura në Rozdolne është vetëm fillimi!

Shkatërrimi i urës hekurudhore në Rozdolne është pjesë e një kuadri më të gjerë operativ që po ndjek Kievi. Ky nuk është një incident i izoluar, por një përpjekje sistematike për të neutralizuar infrastrukturën që mbështet praninë ruse në gadishull.

Analistët theksojnë se gjurmët e sulmeve të fundit tregojnë një përpjekje të koordinuar për të izoluar Krimenë. Duke shkatërruar vazhdimisht arteriet kryesore hekurudhore dhe rrugore, Ushtria Ukrainase po përpiqet të paralizojë furnizimin, duke e bërë të vështirë transportimin e municioneve, karburantit dhe armëve të rënda nga zonat e thella ruse.

Ushtria ikrainase po shteron rezervat, duke i detyruar forcat ruse të përdorin rrugë alternative transporti më pak efektive dhe më të prekshme.

Si dhe ushtron presioni psikologjik, duke nënvizuar pamundësinë e mbrojtjes ajrore ruse për të mbrojtur infrastrukturën kritike, madje edhe në zonat që konsiderohen “të sigurta” pas vijës së frontit.


Source: USOF Ukraine

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Murtaja e Vallëzimit" e Vitit 1374: Kur Njerëzit Kërcenin Derisa Rrëzoheshin & Askush Nuk Mund ta Shpjegonte Pse!

Next Story

Eurodeputeti Grek "Shkund" Parlamentin Europian për Pronat e Minoritetit Grek në Shqipëri - Amendament me Shumicë Votash

Latest from WAR

0 0,00