Izraeli Sulmon Turqinë në Territorin e Sirisë – Sfidë e Hapur për Konflikt Ushtarak – Turqia Hesht

/

8 sulme izraelite në bazën ushtarake të Sirisë.

Një shuplakë e fortë nga Izraeli për Turqinë. Tetë raketa izraelite shkatërruan një bazë ushtarake në Siri, menjëherë pas vizitës së oficerëve turq që po planifikonin të rindërtonin forcën ajrore siriane.

Izraeli dëshmon edhe një herë dhe në mënyrën më bindëse, se nuk toleron lojëra në oborrin e vet, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë ushtarak Turqisë dhe regjimit të Ankarasë.

Herët në mëngjesin e së martës, forcat ajrore izraelite nisën tetë sulme të rënda në veriperëndim të Sirisë, duke e bërë pluhur pistën dhe depot e bazës ushtarake Abu al-Duhur.

Vendndodhja gjeografike e bazës dhe koha e sulmit nuk lënë vend për keqinterpretime. Objekti ndodhet vetëm 70 kilometra nga kufiri turk, duke e bërë atë pikën strategjike ku Rexhep Tajip Erdogan është përpjekur ditët e fundit të krijojë boshtin e tij gjeopolitik në epokën pas Assad-it.

Loja e ndyrë e Turqisë dhe përgjigja e Tel Avivit

Pas rrëzimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, kjo bazë – e cila kishte mbetur joaktive që nga viti 2013 – ishte transformuar në një qendër stërvitjeje për ushtrinë e sapoformuar siriane. Atje është baza e infiltrimit turk. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), sulmet izraelite ndodhën menjëherë pas një vizite sekrete nga një delegacion ushtarak turk në zonën e aeroportit.

Zyrtarët turq ishin atje si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur menjëherë funksionimin e bazës siriane, duke kërkuar të pajisin dhe trajnojnë forcat e reja të Damaskut nën udhëheqjen e Ankarasë. Tel Avivi, duke pasur kontroll të plotë të informacionit, priti momentin e duhur dhe çmontoi objektet, duke i thënë Turqisë se planet e saj në Siri përbëjnë “vijë të kuqe”.

Ultimatumi i Katzit dhe fantazmat e MiG-21

Tensioni midis Izraelit dhe Turqisë kishte arritur tashmë “në të kuqe”. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, në fillim të gushtit, e kishte akuzuar hapur Izraelin për kërcënimin e integritetit territorial të Sirisë, duke bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare.

Përgjigja e udhëheqjes izraelite ishte e pamëshirshme. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, e kishte paralajmëruar personalisht Erdoganin se Izraeli nuk do ta lejonte kurrë Sirinë të ndërtonte kapacitetet e saj ushtarake.

Ajo që shkaktoi reagimin e menjëhershëm ushtarak ishte përpjekja për të rindërtuar forcën ajrore siriane. Më herët këtë muaj, Siria kreu stërvitje ajrore me avionë luftarakë të vjetër rusë MiG-21, të parat që nga rënia e Assad-it. Rrjeti publik izraelit Kan tha se inteligjenca izraelite kishte zbuluar rekrutimin e pilotëve të rinj dhe kishte informuar me urgjencë Shtetet e Bashkuara.

Izraelitët, pasi informuan Uashingtonin, nuk pritën për zhvillime diplomatike. Ata urdhëruan avionët e tyre luftarakë të shkatërronin çdo infrastrukturë që mund të akomodonte forcën e re ajrore të Sirisë, ndërsa njëkohësisht poshtëruan diplomacinë ushtarake turke, e cila besonte se mund të shkelte 70 kilometra larg kufirit të saj pa u shqetësuar.

Pas bombardimeve mendohet se ka ushtarakë turq të vdekur, të ndodheshin në bazë, por një gjë e tillë nuk pranohet nga Ankaraja, megjithëse po mbyllen 24 orë pas sulmit dhe nuk ka dalë me asnjë reagim zyrtar. Turqia duket e shokuar nga ky bombardim i papritur i bazës ushtarake siriane, të interesave të saj.


Source: KAN / Jerusalem Post

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska Beson se Perëndimi e Ka Marrë Vendimin & Koha për Konflikt po Afron - Ja Cilat Vende do të Godasë Rusia në Fillim!

Latest from WAR

0 0,00