73% e votuesve, votuan pro!
Zvicra ka miratuar një referendum për të mbajtur paranë e gatshme si mjetin kryesor të pagesave.
Sipas rezultateve, afërsisht 73% e votuesve votuan pro iniciativës që siguron që paratë e gatshme do të mbeten përgjithmonë të disponueshme dhe nuk do të zëvendësohen plotësisht nga format dixhitale të parasë.

Ky zhvillim pasqyron preferencën e fortë të qytetarëve për ruajtjen e formës fizike të parasë, në një kohë kur pagesat elektronike po fitojnë vazhdimisht terren ndërkombëtarisht.
Sipas analistëve, vendimi i mësipërm është një “goditje” ndaj politikave të presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.
Dhe kjo nuk është rastësi, ndodh në qendrën më të madhe bankare të globit. Kur zvicerianët mendojnë kështu, duhet ta mendoni dhe ta analizoni gjatë, për të kuptuar ata, europianët pra, që duan të kalojnë tek euro dixhitale me urgjencë, duke shmanguar paranë e gatshme, karmonedhat, apo paranë ‘cash’.


